Bien rastet dhe vdekjet në SHBA, mbi 50% janë vaksinuar por pak gjasë për imunitet të tufës

Vdekjet nga koronavirusi kanë rënë ndjeshëm në SHBA. Më shumë se gjysma e të rriturve e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, e mbi 40% janë imunizuar plotësisht. Por disa ekspertë të shëndetësisë thonë se për shkak të varianteve të reja dhe hezitimit ndaj vaksinës, imuniteti i tufës mund të mos ndodhë kurrë.