Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bien të ardhurat nga turizmi, operatorët i druhen izolimit

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 17:06 | Ekonomi
Bien të ardhurat nga turizmi, operatorët i druhen izolimit

Operatorët turistikë në qytetin e Vlorës janë të shqetësuar mbi rrezikun e një izolimi të dytë.

Sezoni i këtij viti ishte i dobët për shkak të situatës së pandemisë dhe mund të konsiderohet i shpëtuar vetëm nga turizmi patriotik. Të ardhurat nga turizmi kanë shënuar gati 40% ulje, kjo e krahasuar me një vit më parë. 

Arben Breshani, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, thekson se në rast të një mbylljeje, është e domosdoshme të ketë ndërhyrje nga shteti.

I prekur nga pandemia është edhe tregu imobiliar. Shitjet janë bllokuar, ndërsa për banesat që jepen me qira interesohen vetëm studentët, të cilët po hezitojnë pas mbylljes së universiteteve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë