Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Bienalja e Venecias, Shqipëria përfaqësohet me Driant Zenelin

Nga A2 CNN
13 Maj 2019, 19:33 | Aktualitet
Bienalja e Venecias, Shqipëria përfaqësohet me Driant Zenelin

Një kozmos artistik për të gjithë ata që besojnë në ëndrra. Kjo është tema që ka zgjedhur Shqipëria për edicionin e 58-të të Bienales së Venecias. Shqipëria përfaqësohet me artistin Driant Zeneli dhe  video instalacionin e tij “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary”, kuruar nga Alicia Knock.

Pavijoni shqiptar u hap në fundjavë në prani të artistëve shqiptarë e të huaj, e nën vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“Ky kozmos nuk është ndërtuar vetëm nga unë, por shumë persona që kemi punuar për një vit për të realizuar këtë vepër, duke filluar nga këta 5 heronj që janë protagonistë të veprës. Vepra ime u dedikohet të gjithë atyre që besojnë në ëndrra dhe kërkojnë çdo ditë të shtyjnë limitet e tyre”, deklaroi Zeneli.

Ceremonia u çel nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sipas së cilës është e bukur që Shqipëria prezantohet në këtë kozmos artistik me një vepër që lind në Bulqizë dhe tejkalon kufijtë lokalë, për të përcjellë një mesazh shumë më universal.

“I bashkohemi kësaj bienaleje me një thyerje dimensionesh, duke sjellë histori të vogla, nga qytete të vogla e duke i kthyer në art bashkëkohor dhe në dimensionin e së bukurës. Jemi të ndërgjegjshëm që arti i tij sjell edhe një polemikë, mbi të cilën do të doja të reflektonim dhe  të diskutonim”, tha ministrja e Kulturës.  

Të pranishëm në ceremoni edhe artistët Anri Sala, Adrian Paci, Edi Muka, Alban Muja, Anila Rubiku, etj.

“YouLive In Interesting Times”, është titulli i edicionit të 58-të të Bienales së Venecias dhe i referohet një mallkimi antik kinez, që evokon kohëra pasigurish, krizash dhe kaosi; "kohë interesante", si këto që po jetojmë.

Në bienalen marrin pjesë 90 shtete.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani