Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bienalja e Venecias, Shqipëria shkon me projektin mbi fqinjësinë e mirë

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 12:01 | Kulturë
Bienalja e Venecias, Shqipëria shkon me projektin mbi fqinjësinë

Prezantohet pjesërisht projekti i Shqipërisë që do të prezantohet në bienalen e arkitekturës në Venecia. Këtë herë, historitë e shqiptarëve tejkalojnë konceptin urban dhe shkojnë me mesazhe nga histori njerëzore.

Ajo që na erdhi natyrshëm në mendje ishte fëmijëria jonë në vitet ’90, gjatë së cilëve kemi ndjerë më shumë se kurrë çfarë do të thotë të jetohet bashkë, pa mure fqinjësh”, tha Fiona Mali, një nga arkitektet e projektit.  

Arkitektet e tjera, ndërkohë, janë tanimë në Venecia për të ndërtuar pavijonin shqiptar.

Vajzat bashkë me mesazhin për të ndërtuar jo vetëm ndërtesa për jetesë të mirë, por edhe për bashkëjetesë të mirë, ndajnë në këtë projekt edhe historitë e tyre njerëzore. Pjesë e vyer e projektit është edhe një pasuri e nxjerrë nga filmat shqiptarë ku tregohet fqinjësia e mirë e shqiptarëve deri aty sa besohej edhe çelësi i shtëpisë.

“Më pëlqen shumë që çdo gjë bazohet edhe në arkivat tona të filmit”, shtoi ministrja e Kulturës, Elva  Margariti.

Historitë të tilla njerëzore ftohen të rrëfehen përmes videove apo imazheve edhe nga qytetarë të tjerë, që përtej kohës së vështirë të pandemisë u afruan edhe më shumë me fqinjin duke kthyer kështu një traditë bashkëjetese për të cilën shqiptarët krenohen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë