Bilanci i procesit të Berlinit, prej vitit 2014, pak vepra të realizuara në terren

Që prej nisjes së përpjekjeve në Gusht 2014, Procesi i Berlinit ka shërbyer si një platformë gjithëpërfshirëse për të rritur bashkëpunimin politik, ekonomik e shoqëror në Ballkanin Perëndimor, me objektivin final përshpejtimin e integrimit europian të rajonit. Pas shumë takimesh, e marrëveshjesh të firmosura, rezultati i prekshëm për qytetarët e 6 shteteve ka qenë i vogël. Kjo veçanërisht krahasuar me impaktin e premtuar për projekte qindra miliona euroshe, që mbeten ende për t’u konkretizuar.