Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bilanci i vetingut, në 2.5 vjet proces "digjen" 105 gjyqtarë e prokurorë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 21:48 | Aktualitet

Nga nisja e procesit të vetingut në drejtësi në mars të vitit 2018, nëpër filtrat e tij kanë kaluar plot 284 gjyqtarë dhe prokurorë.

Sipas të dhënave, 117 nga gjyqtarë e prokurorët e verifikuar janë konfirmuar në detyrë në Shkallën e Parë të vetingut.

105 kolegë të tyre nuk kanë pasur të njëjtin fat. Ata janë ndëshkuar me shkarkim nga detyra, për shkak të problemeve me pasurinë, apo për kontakte të papërshtatshme me botën e krimit.

Procesi është ndërprerë për 43 gjyqtarë e prokurorë për shkak të dorëheqjes së tyre nga detyra. Për 17 njerëz të drejtësisë vetingu është ndërprerë pa një vendim përfundimtar, për shkak të daljes së tyre në pension gjatë procesit.

Në 2 raste, gjyqtarët e KPK kanë vendosur të pezullojnë procesin dhe t’i dërgojë ata për kualifikim në shkollën e Magjistraturës.

A2 mësoi se në gjykatat e Shkallës së Parë, numri i gjyqtarëve të shkarkuar nga detyra është më i vogël se ai i të konfirmuarve në detyrë. Por ky raport është i përmbysur në gjykatat e Apelit. Nga shifrat e deritanishme të gjyqtarëve të shkallës së dytë të kaluar në veting rezulton se numri i të shkarkuarve është më i madh se ai i të konfirmuarve.

Seancat dëgjimore të vetingut pritet të rinisin në shtator, pas përfundimit të lejeve vjetore të zyrtarëve të KPK. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë