Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bilanci i vetting-ut në drejtësi, sa koka “preu” e sa kurseu?

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 13:35 | Aktualitet
Bilanci i vetting-ut në drejtësi, sa koka “preu” e sa

Nisja e procesit të vettingu-t në mars të vitit 2018 i ngjalli shqiptarëve shpresën për një sistem drejtësie të pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, apo të lidhur me krimin. Por ku ndodhet gjyqësori 1 vit e gjysmë nga ekzistenca e procesit të rivlerësimit?

Deri në fund të korrikut 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka firmosur 188 vendime në total. Filtrin e trefishtë në pasuri, figurë e profesionalizëm e kaluan me sukses 81 gjyqtarë dhe prokurorë. Ata ia dolën të provojnë para Komisionit se kishin pasuritë pastër dhe zero kontakte me botën e krimit. 67 të tjerë u ndëshkuan më përjashtim nga sistemi, ndërsa 1 u kthye në Shkollën e Magjistraturës.

https://a2news.com/2019/08/06/vetting-u-kunder-korrupsionit-shba-sistem-drejtesie-i-barabarte-per-te-gjithe/

“Mëkati” më i shpeshtë i të larguarve ishte pasuria e pajustifikuar. Në disa raste, KPK gjeti edhe lidhje me elementë të inkriminuar. Asnjëri prej tyre nuk u pajtua me vendimin, duke e kundërshtuar në shkallën e dytë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku të paktën 30 prej tyre dështuan. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e konfirmimeve janë ankimuar nga Komisioneri Publik.

https://a2news.com/2019/07/22/moses-ones-vetting-u-po-funksionon/

Në 17 muaj, vetting-u nxori nga funksioni dy gjykatat më të rëndësishme në vend. Në Kushtetuese procesit i shpëtoi gjyqtarja Vitore Tusha. Në Gjykatën e Lartë triumfoi Ardian Dvorani. Në shkallët më të ulëta, dosjet e të larguarve janë rishortuar te kolegët në detyrë. Kjo përkthehet në ngarkesë më të lartë pune për ta dhe me gjasë më shumë vonesë në dhënien e drejtësisë për qindra qytetarë.

https://a2news.com/2019/07/09/te-djegurit-e-vetting-ut-mbi-10-ankesa-ne-strasburg-nga-ish-gjyqtare-e-prokurore/
https://a2news.com/2019/05/27/marku-vetting-u-i-beri-prokuroret-apatike-problem-referimet-nga-policia/

A2 CNN Livestream

Dita jonë