Është “New York Times” ai që ofron grafikisht, panoramën e impaktit shkatërrues të pandemisë Covid-19 në Shtetet e Bashkuara.
Të dhënat zyrtare flasin për gati 500 mijë viktima, më shumë se sa viktimat e shkaktuar nga tre konfliktet ku ka marrë pjesë Amerika, dy Luftërat Botërore dhe ajo në Vietnam. Me mbi 28 milion të infektuar, Shtetet e Bashkuara mbajnë kryesimin e trishtë global.