Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bileta të blera me detyrim për Kombëtaren, revoltohen tifozët

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 10:22 | Futboll
Bileta të blera me detyrim për Kombëtaren, revoltohen

Kur biletat për ndeshjet e radhës së Kombëtares kanë dalë në shitje, tifozët kanë zbuluar në sportele politikën imponuese të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shitja e kombinuar e biletave shkaktoi irritim mes tyre, pasi nuk mund të paguajnë për ta parë përballjen me Francën pa paguar edhe për atë me Andorrën. 

Përveç kostove të shtuara, rreziku është që edhe pse shumë tribuna do të jenë të shitura, në realitet stadiumi “Elbasan Arena” të jetë i boshatisur.

"Ishte kushtëzim i padrejtë", thotë një nga tifozët.

"Kjo është skandaloze. Njeriu blen biletën e ndeshjes që do", shprehet një tjetër.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu