Bindja Demokratike dhe aleancat e saj, Patozi: Partitë e reja që pranojnë listat e hapura

Zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen në një situatën aspak normale, duke qenë se ndodhemi në periudhë pandemie. Megjithatë, Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike u shpreh në A2 se e vetmja gjë pozitive e pandemisë është që do ta çlirojë fushatën nga patetizmi dhe nga shpenzimi i energjive të tepërta, ndoshta edhe nga paratë publike që do të shpenzoheshin për mitingje të panevojshme, tha ai.