Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Bindja Demokratike” e Rudinës, krijohet partia e re

Nga A2 CNN
20 Prill 2019, 15:07 | Politikë
“Bindja Demokratike” e Rudinës, krijohet partia e re

Pasi mori drejtimin e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari pritet të drejtojë një parti të re politike. Bindja Demokratike, do të quhet forca politike, me deputetë të dalë nga listat e demokratëve, e që shënon kështu edhe të parën parti politike të krijuar nga çarja PD nën drejtimin e Lulzim Bashës. Vendimi për krijimin e partisë është marrë pas një takimi me grupin parlamentar, ku nuk kanë munguar kundërshtitë, siç thonë burime të A2CNN.

Disa prej deputetëve demokratë kanë qenë mosbesues mbi regjistrimin në zgjedhje me argumentin se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur për fushatë dhe nga ana tjetër nuk duan të konsiderohen si tepsia e radhës.

Të njëjtat burime thanë se Hajdari do të krijojë partinë dhe do hyjë në zgjedhje, pavarësisht se sa do jenë deputetët që do e mbështesin. Partia "Bindja Demokratike" do të regjistrohet të martën, kur është dhe afati i fundit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Gjykatë. Nismëtarët janë drejt përfundimit të procesit të mbledhjes se 3 000 firmave që nevojiten për t’u regjistruar.

Mësohet se partia e Hajdarit do mbështetet nga figura të njohura të PD, mes tyre edhe Astrit Patozi, që siç konfirmojnë burimet nuk do të mbajë post drejtues në parti. Demokratët duket se do jenë të vetëm në vendimin për të krijuar parti, në atë që konsiderohet si opozita e re.

Kjo pasi të zgjedhurit e dalë nga LSI, që krijuan grupin e deputeteve të pavarur nuk planifikojnë as parti dhe as pjesëmarrje në zgjedhje. Kërkesa kryesore e të pavarurve mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Madje Gjoni thotë se në komision, do mbrohen edhe interesat e LSI për këtë çështje, nëse u kërkohet.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nga kërkesat kryesore që bashkon opozitën e re dhe opozitën e bashkuar jashtë Kuvendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani