Bindja Demokratike, partia e Patozit me 25 kandidatë për kryebashkiakë

Në zgjedhjet e 30 qershorit do të garojnë PS, aleatet e saj, Aleanca Kuqezi me koalicion dhe Bindja demokratike. Kjo e fundit ka çuar 25 kandidatura në KQZ për kryetarë bashkish.
Pritshmëritë ishin të mëdha. Por në listat e partisë së Astrit Patozit nuk kishte asnjë emër të tërhequr nga PD.
Ish-nënkryetari i PD, me Bindjen e tij Demokratike duket se nuk ia ka dalë të bindë asnjë nga kryebashkiakët aktualë të selisë blu që të kandidojnë si të pavarur ose në listën e partisë së tij.
Mes emrave më të njohur të partisë se Patozit janë disa nga themeluesit e kësaj force politike, si Leonard Olli, ish kreu i këshilltarëve bashkiakë të PD për Tiranën, që kandidon në Korçë përballë Sotiraq Filos së PS-së. Në Vlorë Valbona Mezini do të garojë përballë socialistit Dritan Leli.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN