Bisedimet Kosovë-Serbi, CNN zbardh detaje nga takimi në Uashington

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të presë ditën e enjte presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në Uashington, ndërsa përpiqet të çojë përpara procesin e paqes pas përpjekjeve të bllokuara për shkak të mosmarrëveshje mes dy palëve, si dhe vonesave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.