Bizneset frikë për të investuar, qytetarët nuk shpenzojnë – A2

Bizneset frikë për të investuar, qytetarët nuk shpenzojnë

Kriza politike shfaq efektet në ekonominë reale. Bizneset kanë tkurrur kërkesën për kredi dhe po iu kërkojnë para bankave vetëm për të mbajtur në këmbë aktivitetin e përditshëm.

Banka e Shqipërisë konstaton se në tremujorin e dytë të këtij viti, kredia për likuiditet nga bizneset është rritur, teksa ajo për investime ka pësuar rënie. Kjo do të thotë se sipërmarrësit janë të pasigurt për të zgjeruar bizneset e tyre. Ndërsa një pjese të mëdha u mungojnë fondet për të paguar punonjësit dhe për shpenzime të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2