Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Biznesi italian: Në Shqipëri mungon infrastruktura

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 15:31 | Ekonomi
Biznesi italian: Në Shqipëri mungon infrastruktura

Shqipërisë i mungon rrjeti rrugor, që për investitorët italianë konsiderohet një ndër pengesat kryesore për të thithur kapitalin e huaj. Presidenti i Dhomës së Tregtisë Italo-Shqiptare, Tommaso Scattolari, shprehet se kjo është një domosdoshmëri për bizneset italiane, për shkak se ato synojnë të hapin aktivitete në zonat rurale.

“Ne kemi bërë një zgjedhje, jo të shtrihemi në qytetet e mëdha, por të përshkojmë çdo periferi, çdo rrugë të braktisur, çdo fshat. Nuk ka rëndësi nëse është një zonë e vogël me një mijë frymë, por ka rëndësi t’u japim më shumë vlerë atyre fshatrave, atyre popujve, që kanë më tepër nevojë se sa dritat e bllokut”

Tommaso Scattolari, Presidenti i Dhomës së Tregtisë Italo-Shqiptare

Dhoma e tregtisë Italo Shqiptare numëron rreth 300 ndërmarrje në Shqipëri, ndërsa vitet e fundit sipas Scattolarit shihet një interes jo vetëm për sektorin e manifakturës, por edhe në turizëm e bujqësi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani