Blatter: Botërori në Katar, i gabuar. Do të “pajtonim” SHBA-në me Rusinë, por ndërhyri Franca

Publikuar më: 8/11/2022, ora 15:56

Prej vitit 2015, Sepp Blatter është përjashtuar nga futbolli. Por nëse do të ishte në dorën e ish-presidentit të FIFA-s, Botërori 2022 nuk do të ishte zhvilluar kurrë në Katar. Vetëm pak ditë përpara startit të eventit, 86-vjeçari shpjegoi përse nuk e mbështet organizimin në Gadishullin e Lindjes së Mesme. “Katari është një vend i vogël. Futbolli dhe Kupa e Botës janë shumë të mëdha për ata. Ishte një zgjedhje e gabuar. Në atë periudhë, Ekzekutivi i FIFA-s ra dakord që Rusia do të organizonte Botërorin 2018 dhe SHBA Botërorin 2022. Organizimi i eventit njëri pas tjetrit do të ishte një gjest paqeje ndërmjet dy kundërshtarëve të mëdhenj politikë. Por Platini, i ndikuar nga ish-presidenti i Francës, Sarkozy, ndryshoi balancat. Natyrisht që zgjedhja u ndikua nga paratë. Gjashtë muaj pasi Katari fitoi të drejtën e organizimit të Kupës së Botës, ata blenë avionë luftarakë francezë me kosto 14,6 miliardë dollarë”, tha Blatter.