Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Blendi Klosi në “Absolut 4”: Bashkimi i votës së majtë garanton mandatin e 5 në Berat

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 22:16 | Politikë
Blendi Klosi në “Absolut 4”: Bashkimi i votës së

Ministri i Mjedisit dhe kandidati i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ishte i ftuar në emisionin “Absolut 4” në A2, ku bëri një rezyme të fushatës elektorale që ai po zhvillon si drejtuesi i politik i qarkut të Beratit.

Blendi Klosi shpjegoi se PS synon 5 mandate të qarkun e Beratit dhe kjo sipas tij do të ndodhë pasi shumë nga eksponentët dhe mbështetësit e LSI në këtë zonë i janë bashkuar të majtës pasi kjo forcë tashmë kërkon të sjellë Lulzim Bashën kryeministër, çka do të sjellë dhe një deputet më shumë se në zgjedhjet e vitit 2017.

“Kemi një pritshmëri shumë të lartë për bashkinë e Kuçovës dhe të gjithë qarkun e Beratit. Padyshim që vendosja e të gjithë lidershipit të Partisë Socialiste aty ku objektivat janë të realizueshme ishte një vendimmarrje kolegjiale me vullnet të lirë. Unë jam i pesti në Berat duke pasur bindje të plotë se do t’i marrim 5 mandate. Ne nuk i morëm 5 mandate në 2017 për shkak të strukturës së koalicionit të asaj kohe PD-LSI, i cili ishte me hapësira shumë të mëdha për LSI. Ajo zotëronte 3 nga 5 bashkitë e këtij qarku kishte një kontingjent të punësuarish.

Ndërsa sot kam bindjen që 5 mandate në Berat është një objektiv i arritshëm. Gara për mandatin e 5 në Berat kërkon të bashkojë të majtën e Beratit. Tashmë kjo votë nuk ka më atë gënjeshtrën që “LSI është më e majtë se e majta.  Rilindja ka kaluar në qendër". Tani kemi dy kampe. Kampi i së majtë dhe ai opozitar ku është PD-LSI që kërkon që kryeministër të jetë Lulzim Basha. Rikthimi i votës së majtë na garanton mandatin e 5”, u shpreh Blendi Klosi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë