Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bllokimi i motorëve të ujit, administratorët protestë te policia. Priten nga drejtori i Kufirit

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 15:32 | Aktualitet
Bllokimi i motorëve të ujit, administratorët protestë te

Drejtori i ri i Policisë Kufitare, Sajmir Boshnjaku, priti në një takim 4 përfaqësues të cilët operojnë në plazhet e vendit me motorë uji.

Ata u mblodhën në shenjë proteste para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për bllokimin e biznesit të tyre.

https://a2news.com/2022/08/04/motoret-e-ujit-pushuesit-kur-kontrollohen-dhe-zbatohen-rregullat-ndihemi-te-sigurt/

Për 4 ditë, Policia Kufitare ka bllokuar 200 “jet ski”, të cilat po kalojnë filtrin e dokumentacionit ligjor për t’u rikthyer në det.

Edhe në Vlorë, pronarë e administratorë të mjeteve lundruese dolën në protestë, pasi prej disa ditësh, si pasojë e tragjedisë së ndodhur në Himarë, është ndaluar përdorimi i tyre. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë