Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Boçi për A2: Po mos të kishte ndodhur incidenti me biznesmenin Luca, do të kisha marrë edhe më shumë mbështetje

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 12:02 | Politikë
Boçi për A2: Po mos të kishte ndodhur incidenti me biznesmenin

Edhe pse renditej i shtati në listën e Partisë Demokratike, e cila siguroi 6 mandate në Elbasan, Luçiano Boçi ka thyer herësin dhe ka siguruar mandatin e deputetin në këtë qark.

Në deklarata për A2, Boçi u shpreh: “Nuk mund të quhet që unë kam fituar, është një kalim sfide. Unë isha dhe jam kandidat i PD-së, jemi ende në betejë me të keqen. E prisja këtë rezultat dhe kam deklaruar edhe herë të tjera që sfidën e kam me vetveten. Po mos të kishte ndodhur incidenti me biznesmenin Luca, do të kisha marrë edhe më shumë mbështetje”.

Në lidhje me numrin e ulët të votave që mori drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Gazment Bardhi, Boçi tha: “Bardhi e përqendroi fushatën e tij te sigla e PD-së dhe nuk artikuloi kërkesën për të votuar numrin e tij. Unë isha në pozicion të diskutueshëm dhe fushata ime ishte më shumë e personalizuar”.

Kur u pyet mbi zërat që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD-së, Boçi tha: “E keqja e këtij vendi është Edi Rama, jo Lulzim Basha, dhe të merresh me një fabul tjetër, ndërkohë që duhet përmbysur regjimi i Ramës, më duket humbje kohe dhe taktikë për të ligjëruar vjedhjen e votave dhe ngritjen e një institucioni që ka kapur shtetin dhe ka ndërtuar diktaturën ekonomike më të shpifur që ekziston”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu