Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bogdani: Hajdari? Standardet duhet të jenë të njëjtat e Murrizit

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 11:19 | Politikë
Bogdani: Hajdari? Standardet duhet të jenë të njëjtat e

Për të folur për ngërçin politik në vend, dhe ndikimin e mundshëm të faktorit ndërkombëtar që sot është i pranishëm në Tiranë  me një delegacion të Parlamentit Evropian, i ftuar ishte  Gert Bogdani, sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Demokratike.  

Bogdani tregohet skeptik për një rezultat konkret të këtij misioni, përtej një “deklarate shabllon” kundër bojkotit dhe dhunës sepse “është një vizitë rutinë e planifikuar muaj më parë”, edhe pse sipas tij ndihmon vetë eurodeputetët  sepse mund të shohin situatën në terren “dhe jo nëpërmjet raportimeve, dhe të dëgjojnë të gjitha palët”.

Sipas Bogdanit, djegia e mandateve duhet të jetë në të kundërt një “kambanë alarmi” për ndërkombëtarët, dhe dakordësinë ata duhet ta arrijnë më parë me kryeministrin, i cili më pas duhet të ulet në tavolinë me opozitën.

Partia Demokratike po përjeton edhe disa dinamika të brendshme,  me deputetin Murrizi të përjashtuar për refuzimin e djegies së mandatit, dhe me vendimin ende pezull të deputetes Rudina Hajdari. Por cila është qasja e PD-së ndaj deputetes?

Bogdani nuk nguron të shpreh qëndrimin  e PD-së në këtë pikë.  “Besoj se standardet duhet të jenë të njëjta.  Nuk mund të bëjmë standarde të dyfishta, nuk ka ndryshime midis Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit në këtë rast”, duke shtuar gjithsesi që “ajo në dhjetor ishte e gatshme të digjte mandatin”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë