Bogdani: Letrat e Ramës, monolog bajat, të reflektojë

Gerti Bogdani nga Partia Demokratike ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN nga ku foli për situatën politike në vend si dhe shtyrjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet më datën 2 qershor.

“Është në respekt të të gjithë shqiptarëve. Nata e Kadrit është festuar tradicionalisht edhe në kohë të komunizmit. Falenderoj të gjithë besimtarët myslimanë që kanë marrë pjesë në protestat e fundit. Përveç datës nuk ndryshon asgjë”, tha Bogdani.

Më tej, ai foli edhe letrat publike të Ramës drejtuar kreut të PD. “Letrat janë thyer në monolog bajat të Kryeministrit. Rama duhet të reflektojë. Qytetarët janë krah për krah me PD-në”, tha Bogdani.

Shkarkoni aplikacionin e A2