Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bogdani: Opozita në Parlament, e blerë nga kryeministri

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 19:26 | Politikë
Bogdani: Opozita në Parlament, e blerë nga kryeministri

Gert Bogdani deklaroi se miratimi i ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 101 vota pro tregoi se opozita parlamentare është e blerë nga kryeministri dhe Partia Socialiste.

“Sot u vërtetua se opozita që është në Parlament është e blerë nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. Janë deputetë që nuk duhet të ishin aty, të cilët kanë abuzuar me faktin që kanë qenë në fund të listave të partive. Votimi i sotshëm tregon qartë që Parlamenti është pa opozitë dhe votimi i sotshëm është kërcënim i hapur politik ndaj Presidentit”, tha Bogdani.

Në lidhje me protestat e opozitës, Bogdani theksoi: “Protestat nuk do të ndalojnë dhe pakënaqësia e qytetarëve nuk do të zbehet pasi ka keqqeverisje. Nëse nuk largohet vetë, do ta largojnë qytetarët, ashtu siç është bërë me diktatorë të tjerë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë