Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bolton për Kosovën, Meta: Nuk ka nevojë për zgjidhje të vjetra ballkanike

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 17:28 | Kosova
Bolton për Kosovën, Meta: Nuk ka nevojë për zgjidhje të

Presidenti Meta nuk pranoi të komentonte deklaratat e John Bolton mbi autorësinë e idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga A2, ai tha se rajoni nuk ka nevojë për zgjidhje të vjetra ballkanike dhe se e ardhmja e dy shteteve është në Bashkimin Europian.  

“Pa u bërë pjesë e deklaratave të diplomatëve apo e përfaqësuesve apo ish-përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme. E ardhmja e Kosovës apo dhe e Serbisë duhet të jetë në Bashkimin Europian. Ky është një objektiv i shpallur nga të dyja vendet.

Pa asnjë diskutim që në BE çdo ide për ndryshim kufijsh nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar. Nuk mund të ketë asnjë zgjidhje të qëndrueshme apo paqësore duke bërë llogari kufijsh dhe qytetarësh. Nuk besoj se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra ballkanike”, u shpreh presidenti Ilir Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani