Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Bonusi për pensionistët, qeveria në dilemë, Denaj: Vendimi në dhjetor

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 16:55 | Ekonomi
Bonusi për pensionistët, qeveria në dilemë, Denaj: Vendimi

Qeveria nuk e ka vendosur nëse në fund të vitit do të shpërndajë bonusin për pensionistët.

Sipas ministres e Financave Anila Denaj kjo do të varet nga ecuria e të ardhurave dhe për këtë, duhet pritur dhjetori.

“Gjithmonë është parë në dhjetor sa kursime janë fituar, jemi ende në nëntor. Të përfundojmë buxhetin, jemi duke parë kursimet dhe brenda javës së parë të dhjetorit do të vlerësojmë nëse do mundemi apo jo. Behet fjalë për 3 miliardë lekë sipas llogarive tona, që duhet t’i gjejmë nga kursimet”, sqaroi Denaj.

Drejtuesit e financave kanë pranuar nivelin e lartë të borxheve që i kanë biznesit dhe që vlerësohen në mbi 6 miliardë lekë, duke premtuar zerimin e tyre brenda dy viteve të ardhshme.

Ndërkaq për totalin e borxheve që janë krijuar jo vetëm në nivel qendror, por edhe vendor, ministria e financave njofton se ka nisur auditimin, për t’i evidentuar qartë detyrimet dhe personat përgjegjës, ndaj të cilëve do të merren masa.

A2 CNN Livestream

Dita jonë