Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Borxhi informal nuk kapet në listat zyrtare”

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 21:54 | Ekonomi
“Borxhi informal nuk kapet në listat zyrtare”

Merita Toska, eksperte e financave, nënvizoi në “A2 Business” në A2 CNN se “borxhi informal nuk kapet në listat zyrtare” të autoriteteve financiare.

“Varfëria dhe pabarazia rajonale ka vite që vetëm thellohet në vendin tonë. Borxhi i individëve është vetëm një pjesë e vogël, pasi borxhi informal dhe pjesa me lista nuk kapet në shifrat zyrtare”, tha Toska.

Sipas saj, “kemi një stok borxhi informal të paraportuar”.

“Nëse flasim për borxhet nëpër dyqanet e vogla, ato janë borxhe mbijetese; nëse i referohemi borxhit 227 miliardësh, pjesa më e madhe e tij është kredi hipotekore”, sqaroi ekspertja.

Më tej, Merita Toska deklaroi se duhet një qëndrueshmëri në taksa, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të planifikojnë më mirë kursimet dhe investimet.

“Ka një lloj lehtësi në lidhje me tatimin mbi të ardhurat personale, por unë mendoj që duhet një lloj qëndrueshmërie që si individi, ashtu edhe biznesi, të kenë një lloj qartësie më afatgjatë, që individi dhe biznesi të projektojnë kursimet apo investimet e tyre”, tha Toska.

A2 CNN Livestream

Dita jonë