Boshatiset Shqipëria, Tirana i vetmi qark me rritje

Në 12 vitet e ardhshme, Shqipëria do të pësojë ndryshime të mëdha demografike dhe rrjedhimisht, edhe ekonomike. Popullsia në të gjitha qarqet e vendit do të tkurret, me përjashtim të Tiranës. Instituti i Statistikave ka konstatuar në projeksionet e përditësuara 2019 – 2031 se i vetmi qark, popullsia e të cilit do të rritet deri në vitin 2031 është Tirana. Kjo rritje pritet të jetë sa 6.6 % e popullsisë së kryeqytetit aktualisht. Në vitin 2031, popullsia e qarkut të Tiranës pritet të përbëjë rreth 35 % të popullsisë së Shqipërisë me rreth 954 mijë banorë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN