Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bota po “mbinxehet”

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 15:57 | Bota
Bota po “mbinxehet”

Bota jonë e mbinxehur, me gjasë do të thyejë për herë të parë një limit të rëndësishëm temperature. Shkencëtarët paralajmërojnë se ka një mundësi prej 66 për qind, që të tejkalohet pragu i ngrohjes globale prej 1.5 gradë celsius, mes periudhës aktuale dhe 2027-s.

Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore plus El Ninjo, fenomen që pritet të përfshijë globin gjatë kësaj vere. Ndërsa tejkalimi i këtij kufiri, i shqetëson shkencëtarët dhe ata besojnë se me gjasë do të jetë i përkohshëm.

“Jemi vërtet pranë tejkalimit të përkohshëm të kufirit prej 1,5 gradë celsius për temperaturën mesatare vjetore dhe kjo është hera e parë në historinë njerëzore që jemi kaq pranë”, thotë Profesor Adam Scaife, shkencëtar britanik.

Objektivi për të ruajtur ngrohjen deri në 1,5 gradë celsius, krahasuar me epokën paraindustriale, është bërë simbol i negociatave për ndryshimet klimatike, mbi bazën e marrëveshjes së Parisit në vitin 2015. Tejkalimi i këtij kufiri çdo vit, për një ose dy dekada, do të kishte ndikim shumë të madhe te ngrohja, duke sjellë valë të tejzgjatura të të nxehtit, stuhi më intensive dhe zjarre.

Por tejkalimi i nivelit në vetë një prej viteve të ardhshme nuk do të thoshe se marrëveshja e Parisit për klimën është shkelur. Shkencëtarët thonë se ka ende kohë për të kufizuar ngrohjen duke reduktuar drastikisht emetimet.

https://a2news.com/2023/05/03/paralajmerimi-i-okb-bota-te-pergatitet-per-el-nino-n/
https://a2news.com/2023/01/12/cfare-jane-el-nino-dhe-la-nina-dhe-si-e-kane-ndryshuar-ato-motin-ne-vitet-e-fundit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani