Bota shënoi ditën më të keqe që nga nisja e pandemisë

Bota shënoi një rekord të ri të rasteve ditore me koronavirus teksa regjistroi të paktën 338.779 raste të tilla, gjatë ditës së enjte, një numër i padëgjuar që prej fillimit të epidemisë.

Lajmin e konfirmon Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilës, vdekshmëria numëron 5.514 humbje jete.