Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Braçe, i vetmi zë kritik nga mazhoranca: E kemi detyrim një program kundër pabarazisë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 15:15 | Politikë
Braçe, i vetmi zë kritik nga mazhoranca: E kemi detyrim një

Ish-zëvendëskryeministri Erjon Braçe ishte dje i vetmi zë kritik nga mazhoranca socialiste në Parlament. Braçe ka kërkuar një program të qartë qeverisës që do të adresonte problematikat e pabarazisë në punë, biznes dhe treg.

Me tone kritike, ai e cilësoi sistemin e taksave dëmtues ndaj të punësuarve dhe në favor të bizneseve të mëdha VIP. Sipas ish-numrit 2 të qeverisë Rama, pabarazia ka rritur shpopullimin e vendit në pjesë të mëdha të territorit. Braçe përshëndet propozimin e Ramës për të rritur pensionet me 5 përqind çdo vit.

“Në tremujorin e dytë të këtij viti, paga mesatare 57710 lekë, por në bujqësi është 36,7% më e vogël se kjo mesatare. Pavarësisht se shpenzimet për pensionet janë ngritur nga 90 miliardë në 134 miliardë, pensionet vazhdojnë të jenë nga 14 mijë 69 lekë në 28 mijë e 138 lekë. Me e thellë pabarazia bëhet mes pensionistëve, punëtorëve dhe biznesit të vogël deri në 140 milionë lekë dhe biznesit të madh, ku taksa për të është e sheshtë”, u shpreh Braçe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani