Braçe: Të hapen kutitë. 13 tetori, ditë vrapi

Erion Braçe është i sigurt në rregullsinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, aq sa i bashkohet thirrjes së Bindjes Demokratike për të rihapur kutitë. “Pyesni KQZ pse nuk i hapën. Për mua t’i hapin, nuk do të gjejnë asnjë votë që nuk do të përputhet. Në 121 qendra votimi që unë kam mbuluar”. E ndërsa numri dy i Qeverise flet për 30 qershorin që kaloi, Presidenti Ilir Meta flet për 13 tetorin e ardhshëm. Ironinë nuk e kursen aspak kur pyetet çfarë është 13 tetori për të. “Ditë vrapi në mëngjes, atje në park, e kam afër. U kujtova se ditën e diel zakonisht luan edhe Partizani”, thotë Braçe.

Shkarkoni aplikacionin e A2