Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Brahimllari: Rama nxit dhunë të zgjasë agoninë e tij

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 09:32 | Politikë
Brahimllari: Rama nxit dhunë të zgjasë agoninë e tij

Endrit Brahimllari, sekretari i Përgjithshëm i LSI, ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 nga ku u shpreh se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhjet.

“Tashmë për të gjithë shqiptarët është e qartë që nuk ka zgjedhje. I vetmi person që kërkon dhunë është Edi Rama, pasi vetëm kështu zgjat agoninë e tij në politik”, tha Brahimllari.

Më tej, ai u shpreh se Edi Rama do të jetë përgjegjës jo vetëm për një proces zgjedhor farsë, por edhe nëse do të ketë dhunë në 30 qershor.

“Institucioni që vendos për zgjedhjet në Shqipëri është Presidenti i Republikës dhe ai e ka marrë vendimin e tij. Personi që do të mbajë përgjegjësi për 30 qershorin, jo vetëm për të krijuar një proces farsë, por edhe nëse do të ketë konflikt do të jetë Edi Rama”, tha Brahimllari.

A2 CNN Livestream

Dita jonë