Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Braktisi partinë e Metës, Agron Çela: Me kalimin te PS gjeta lumturinë

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 16:18 | Politikë
Braktisi partinë e Metës, Agron Çela: Me kalimin te PS gjeta

Pas tri mandatesh si deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkodrani Agron Çela thotë se më në fund ka gjetur lumturinë, duke kaluar me Partinë Socialiste.  

Për të shprehur këtë lumturi të re, duket se nuk i mjafton as gjuha shqipe, teksa u tregon për herë të parë mediave, pse e mori vendimin për të braktisur partinë e Ilir Metës që e kishte bërë deputet.

 “Besoj se e kam gjetur rrugën e duhur për qytetin dhe qarkun tonë. I uroj suksese pa diskutim Partisë së Lirisë, por këtu jam më ”happy” dhe besoj që do të bëj punë më të mira për Shkodrën”, deklaroi Çela.

Kolegun e tij socialist, Benet Becin, e sheh si kandidaturën më të mirë të mundshme për mazhorancën në Bashkinë e Shkodrës.

“Shumë i fortë, fitues dhe me eksperiencë të madhe”, ishte cilësimi i tij për kandidatin e mundshëm të partisë së tij të re.

Kryeqendra e veriut është e vetmja bashki që PS-ja nuk ka arritur të vendosë një përfaqësues të saj në karrigen e kryetarit, madje as në zgjedhjet e 2019, proces në të cilin garoi e vetme.  

https://a2news.com/2022/12/30/agron-cela-le-partine-e-lirise-dhe-i-bashkohet-ps-se/
https://a2news.com/2022/12/30/la-pl-ne-e-metes-cela-konfirmon-kalimin-ne-ps-me-nje-selfie-me-spiropalin/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani