Braktisja e shkollës, regjistrohen 26 mijë nxënës më pak se një vit më parë

Shpopullimi i vendit si pasojë e largimeve po reflektohet edhe te numri i nxënësve në shkolla. Ky vit i ri arsimor nisi me numër të reduktuar nxënësish.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në këtë vit janë regjistruar 26 mijë nxënës më pak se në vitin shkollor 2019-2020.