Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Bregdeti ynë”, 15 të proceduar për pushtim toke në plazhe

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 13:05 | Aktualitet
“Bregdeti ynë”, 15 të proceduar për pushtim toke

Operacioni “Bregdeti ynë” ka vijuar në ditën e dytë në të gjithë bregdetin e vendit për evidentimin e zaptimit të hapësirës së plazheve pa leje dhe në kundërshtim me aktet e përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.

Që nga Velipoja e deri në Ksamil, forcat e policisë së bashku me policitë bashkiake dhe përfaqësues të bashkisë, kanë liruar disa plazhe, si dhe kanë hequr me qindra çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht disa administratorë subjektesh për akuzën e pushtimit të tokës. Më shumë raste të paligjshmërisë dhe pushtimit të hapësirave në plazhe janë vërejtur në zonën e qarkut të Durrësit dhe Vlorës, ku janë proceduar 15 administratorë dhe ku janë hequr disa qindra çadra dhe shezlongë. Ndërsa nga verifikimet e bëra gjatë dy ditëve në Velipojë është proceduar penalisht vetëm një administrator subjekti që kishte zaptuar pa leje një hapësirë plazhi, ku janë hequr 60 shezlonge dhe 30 çadra.

Operacioni pritet të vijojë, ndërsa nuk ka hasur në kundërshti apo rezistencë të subjekteve që janë konstatuar në shkelje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani