Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Brenda fabrikës së Biontech, aty ku do të prodhohen 1 miliardë doza të vaksinës

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 12:11 | Bota
Brenda fabrikës së Biontech, aty ku do të prodhohen 1

Pfizer dhe Biontech synojnë prodhimin e 2.5 miliardë vaksinave deri në fund të vitit, dhe një miliardë prej tyre mund të vijnë nga fabrika e re në Marburg të Gjermanisë. Cnn, hedh një vështrim ekskluziv brenda fabrikës.

Kjo është zemra e prodhimit të Biontech. Një bio rekator që prodhon mRNA, shtylla e vaksinës së Pfizer dhe Biontech. 

“Ky është një proces biokimik që ndodh në çdo qelizë. Por këtu, ne kemi kaluar tek bio reaktori, proces që kërkon 1 deri në 2 ditë kohë”, thotë shefja e prodhimit, Valeska Schilling.   

Ajo është shefe e prodhimit në fabrikën e re në Marburg të Gjermanisë. Pas certifikimit nga Agjencia Europiane e Barnave stafi është mobilizuar për rritje të prodhimit.

”Ne të gjithë kemi shokë, kemi familje. Kemi shumë njerëz që janë prekur nga pandemia dhe duam të shpëtojmë se më shpejt. Kështu jemi të lumtur që po bëjmë diçka kundër kësaj situatë të keqe”, thotë ajo.  

Bioreaktori operon në një dhomë te posaçme, të pastër. Mund të mos duket shumë i madh por ai mund të prodhojë deri ne 8 milionë doza çdo dy ditë. Kompania shpreson që brenda vitit, vetëm në këtë fabrikë të prodhojë 1 miliardë doza të vaksinës aq shumë të nevojshme.

Ndërsa vende si SHBA, Britania e Madhe dhe Izraeli po vaksinojnë popullsitë me shpejtësi, BE dhe pjesa me e madhe e botës vuajnë mungesën e vaksinës.

Kjo, pavarësisht faktit se Biontech dhe Pfizer e kanë tejkaluar sasinë e vaksinave që kanë premtuar të dërgojnë.  Bashkëthemeluesja e kompanisë Biontech, ÖzlemTüreci, thotë për CNN se po përpiqen vazhdimisht të rrisin prodhimin.

“Kjo është një teknologji e re. Ti nuk mund përdorësh mjetet ekzistuese e nuk mund t’i trajnosh njerëzit shumë shpejt. Ne praktikisht po përmbysim çdo gur për rritur kapacitetet”, thotë ajo. Kompania shpreson të shtojë fabrika të tilla që do të ndihmojnë për t’i dhënë hov ritmit te prodhimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli