Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Breshëri ndaj policisë, arrestohen grupi i vrasësve me pagesë, 20 mijë euro për një eliminim

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 14:44 | Kronikë

Një sulm me armë ndaj policisë më 14 janar në Qafë Kashar çoi në zbulimin e një grupi vrasësish me pagesë.

Pesë persona ranë në pranga ndërsa dy prej tyre Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, ishin paguar 20 mijë euro nga Robert Laçi, për të vrarë punonjësin e hidrovorit të Lezhës, Alfred Gjoka.

Motivet e atentatit nuk janë zbuluar ende, por 5 muaj më parë, Gjoka nuk pësoi lëndime edhe pse ndaj automjetit më të cilin udhëtonte u qëllua disa herë.

Policia ra në gjurmët e atentatorëve, pasi në datën 14 janar, në Qafë Kashar, i bëri shenjë një automjeti që të ndalonte, ndërsa personat që udhëtonin me të u larguan.

Nga hetimet ka rezultuar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të makinave. Ata, po ashtu, kanë grabitur edhe një shtetas gjerman, i cili sapo kishte zbritur nga autobusi në autostradë, te nënkalimi i Patokut i vodhën portofolin dhe një telefon celular.

A2 CNN Livestream

Dita jonë