Breshri u dëmtoi prodhimet në Devoll, ende asnjë dëmshpërblim për fermerët

Gjashtë muaj pasi breshri shkatërroi pothuajse gjithë prodhimet e fruto-kulturës së fermerëve në fshatin Mançurisht të Devollit, këta të fundit ende nuk janë dëmshpërblyer për dëmin që iu është shkaktuar. Fermerët janë të indinjuar për mungesën e vëmendjes nga strukturat shtetërore dhe shprehen se po i gënjejnë, ashtu siç i kanë gënjyer edhe më parë.