Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Britani e madhe, mbi 780 viktima në një ditë. Johnson në gjendje të qëndrueshme

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 12:57 | Bota
Britani e madhe, mbi 780 viktima në një ditë. Johnson në

Boris Johnson kaloi  natën e dytë në kujdes intensiv, ndërsa vazhdon t’i nënshtrohet trajtimeve për koronavirusin. “Downing Street” njoftoi se kryeministri po mbahet në monitorim të afërt, në spitalin “Saint Thomas” në Londër.

“Është i qetësuar, në gjendje të qëndrueshme dhe humor të mirë”, tha ministri i Shëndetësisë Edward Argar, të mërkurën. Sekretari për punët e jashtme Dominic Raab, i cili po zëvendëson Johnson në krye të kabinetit, njoftoi të martën se kishte besim që kryeministri do ta mundte sëmundjen, dhe e cilësoi atë si një luftëtar.

Në një fjalim në “Downing Street”, Raab shtoi se Johnson po i nënshtrohet trajtimit standard me oksigjen, dhe po merrte frymë pa ndihmën e pajisjeve të tilla, si ventilimi mekanik. “Ai nuk është vetëm kryeministri apo shefi ynë, ai është gjithashtu një koleg, një mik. Prandaj të gjitha lutjet tona shkojnë për të, Carrie-n dhe të gjithë familjet e tij. Kam besim se do t’ia dalë pasi është një luftëtar”, tha Raab.

Kryeministri u shtrua në spital të dielën, me këshillim të mjekut të tij, pasi vazhdonte të kishte kollë dhe temperaturë, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Por gjendja e tij u përkeqësua shpejt e pas disa orësh, u zhvendos në njësinë e terapisë intensive. Të martën, Britania e Madhe raportoi numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, me 786 jetë të humbura në një ditë. Megjithatë, ekspertët mendojnë se numri i personave të infektuar është në rënie, dhe situata do të nisë të përmirësohet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli