Britanikët të zemëruar, ”mbyllet’’ turizmi, Portugalia hiqet nga lista e gjelbër

Vendimi i Britanisë së Madhe për të hequr Portugalinë nga lista e vendeve ku mund të udhëtohet pa karantinë, ka zemëruar turistet që gjenden atje apo që kanë planifikuar të shkojnë.

Autoritetet britanike publikuan të enjten listën e përditësuar me vendet e kuqe, portokalli dhe të gjelbra ku ndryshimi kryesor ishte kalimi i Portugalisë nga kategoria e gjelbër tek ajo portokalli që parashikon karantinë për udhëtarët.