Brukseli pa vendim, Krasniqi: S’më pëlqen ideja e minutës së fundit, diplomacia është çështje parimesh

Publikuar më: 23/6/2022, ora 21:51

“Ky është një zhvillim tradicional për vendet e Ballkanit. Kemi pasur edhe raste të tjera kur vendet e Ballkanit kanë përdorur veto të njëjtë. Edhe për Maqedoninë apo dhe për njëri-tjetrin. Risia te Bullgaria është se për herë të parë erdhi një qeveri që nuk përfaqëson atë që quhet establishmenti i vjetër politik, por një grup që konsiderohej më Europian. Pritej që të kishin një sjellje krejt tjetër. Fakti që dominojnë interesat kombëtare dhe lokale lidhet pastaj me pozicionin e Bullgarisë në një konflikt të madh që po lind mes Rusisë dhe BE. Duhet parë në këtë lloj konteksti dhe jo në kontekstin e një vendi përgjegjës me një vend tjetër. Në fund fare, janë politikanët që llogarisin vendimet e tyre dhe gjithçka e lidhin me përkrahjen publike”. Kështu u shpreh në studion e Absolut 4 studiuesi Afrim Krasniqi teksa foli për Samitin e Brukselit dhe për veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila rrjedhimisht nuk lejoi hapjen e negociatave as për Shqipërinë.