Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

BSH “pesimiste”: Rritja ekonomike nuk kalon 3,8%

Nga A2 CNN
23 Prill 2019, 15:43 | Ekonomi
BSH “pesimiste”: Rritja ekonomike nuk kalon 3,8%

Banka i Shqipërisë i bashkohet parashikimeve konservatore të institucioneve ndërkombëtare për ecurinë e ekonomisë këtë vit dhe në periudhën afatmesme.

Gjatë raportimit në Kuvend, guvernatori Gent Sejko deklaron se rritja ekonomike do të ngadalësohet në 3,8%, përkundër pritshmërive optimiste të qeverisë mbi 4%.

“Niveli 3,8% në tre vitet e ardhshme. Në këtë rritje do të ndikojë edhe niveli i eksportit të energjisë elektrike”, tha Sejko.

Krahas situatës hidrike dhe gjendjes së partnerëve në Eurozonë, Sejko deklaron se edhe kriza politike mund të kthehet në një pengesë të madhe për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

“Një situatë destabilizimi politik do të ndikonte negativisht në investimet e huaja direkte, dhe të brendshme, pasi investitorët e huaj kërkojnë siguri. Po ashtu edhe konsumi do të ishte i ndikuar, pasi dihet që është jashtëzakonisht sensitiv ndaj faktorëve psikologjik”, shtoi Sejko.

Duke komentuar ecurinë anemike të inflacionit, guvernatori deklaroi se objektivi i Bankës së Shqipërisë për të arritur në 3%mund të shtyhet deri në vitin 2021, për shkak të ndikimit të fortë të kursit të këmbimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani