Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bujqësia dhe “Ballkani i Hapur”, sfidat e fermerit shqiptar dhe zgjidhjet e qeverive

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 14:27 | Aktualitet

Mes marrëveshjeve të “Open Balkan” të nënshkruara mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ishin ato për sektorin e Bujqësisë, sektor i cilësuar jetik për ekonomitë e 3 vendeve, e që në thelb duhet të mbështesin jo vetëm rritjen e sektorit por edhe sofistikimin e tij, duke futur teknologji të reja. “Unë jam i kënaqur qe kemi nënshkruar marrëveshje në këtë sektor pasi jemi përballur për vite me radhe me fajësime nga njerëzit e këtij sektori që tregtojnë midis vendeve tona. Këto marrëveshje do të ndryshojnë natyrën e ndërveprimit mes vendeve pasi ne me këtë marrëveshje kemi hequr pengesat që ua kanë bërë jetën njerëzve në këtë sektor shumë të vështirë kur përpiqen të kalojnë kufijtë me vendeve tona” do të deklaronte kryeministri Rama. Por çfarë ndodh konkretisht? Kamionë me perime që nisen nga vendi ynë për tu eksportuar drejt Serbisë, po kthehen në kufij, sapo mbërrijnë në vendet e rajonit. Shqetësimin e ngriti një ditë më parë edhe deputeti socialist Erjon Brace, i cili thekson se prej disa ditësh, eksportuesit po ankohen pasi Serbia nuk njeh analizat e produktit fruta-perime. Por çfarë ndodh realisht? Për këtë çështje foli në Ditarin e mesditës eksperti i Bujqësisë Ilir Pilku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë