Bujqësia përballë pandemisë. Rrapaj: Hallkat e sektorit jo të koordinuara, konkurrenca do të jetë më e fortë

Bujqësia shqiptare është një pjesë e rëndësishme të ekonomisë shqiptare, por deri metani nuk duket sikur Qeveria ka kuptuar deri ne fund problematikat e këtij sektori në përballjen me pandeminë e koronavirusit. Agim Rrapaj, kreu i Shoqatës të Agrobiznesit Shqiptar, deklaroi për “Business Week” në A2 se sektori duhet trajtuar në të gjitha hallkat e saj, ku nuk përfshihen vetëm fermerët, por edhe peshkimi, blegtoria, qendrat e grumbullimit, si dhe agroturizmi.