Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bujqit, të paorientuar. Mungesa e strategjisë dështon investimet në të mbjella

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 12:06 | Sociale
Bujqit, të paorientuar. Mungesa e strategjisë dështon investimet

Mungesa e një strategjie apo programi konkret për bujqësinë bën që bujqit e vegjël dhe ata të mesëm të priren për të mbjellë kultura bujqësore të cilat nuk garantojnë vazhdimësi të investimit.

Shembulli për këtë situatë janë banorë të zonës së Sotirës, në Gramsh. Një vit më parë, këta banorë mbollën bimën e livandos, e njohur për vetitë kurative, por edhe krijimit të esencave në industrinë ushqimore dhe atë industriale.

Çmimi i mirë dhe kërkesa e lartë bënë që këta banorë, një vit më parë, të ishin të kënaqur, duke hequr dorë nga kulturat tradicionale si gruri apo misri.

Por, një vit më pas, situata ka ndryshuar plotësisht. Çmimi i livandos ka rënë deri në 100 lekë, por ajo që është më shqetësuese për këta banorë është fakti se deri tani nuk ka pasur as kërkesë për këtë bimë.

Dhe kur të ardhurat e këtyre banorëve varen drejtpërdrejt nga shitja e produkteve që mbjellin, situata aktuale bëhet më shumë se serioze për këto familje. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë