Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Bularati”, Dule: PE kërkoi informacion të detajuar, të zbardhet ngjarja

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 20:51 | Politikë
“Bularati”, Dule: PE kërkoi informacion të detajuar,

Vangjel Dule u shpreh në emisionin e “Ftuari”, teksa foli për ngjarjen e Bularatit, se ajo duhet të zbardhet sa më parë pasi, sipas tij do të na preokupojë për një kohë shumë të gjatë në instancat europiane.

Ndër të tjera, kreu i PBDNJ u shpreh se Parlamenti Europian ka kërkuar informacione të detajuara në lidhje me ngjarjen.

https://a2news.com/2019/01/31/i-ftuari-vangjel-dule-si-nisi-ngjarja-e-bularatit/

“Asaj ngjarje i duhet shkuar deri në fund, pasi ka shumë aspekte të dyshimta. Në vendin tonë ka pasur incidente me shumë viktima gjatë muajve të shkuara, Selenica dhe Mati, u ezauruan të gjitha përpjekjet dhe autorët u arrestuan të gjallë. Sipas banorëve vendas, ekzistonin të gjitha mundësitë që i ndjeri të arrestohej i gjallë. Kush e ka dhënë atë urdhër? Kjo është një çështje që do të na preokupojë për një kohë shumë të gjatë në instancat europiane, politike, legjislative dhe të drejtësisë. Parlamenti Europian me iniciativën e raporterit për Shqipërinë ka kërkuar informacion të detajuar dhe zbardhje të plotë, por ende nuk ka ndodhur. Edhe familja po pret raportin përfundimtar që t’i drejtohet drejtësisë, e cila nëse nuk do të gjendet në vendin tonë do të shkojë në ato europiane që është Gjykata e Strasburgut. Një procedurë transparente dhe e shpejtë është në favor të të gjithëve”, tha Dule.

https://youtu.be/gKsRO2O1xjE

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani