Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Bullgari, partia e sapolindur fiton zgjedhjet, sinjale pozitive për Shkupin

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 16:55 | Ballkani
Bullgari, partia e sapolindur fiton zgjedhjet, sinjale pozitive për Shkupin

Mundësia që Bullgaria të krijojë një qeveri të re u bë më konkrete të hënën pasi rezultatit të papritur të partisë së sapokrijuar kundër korrupsionit, në zgjedhjet e treta në 8 muaj.

Me shumicën e votave të numëruara partia e re e qendrës “ne vazhdojmë ndryshimin” ka siguruar mbi 25 përqind të mbështetjeve, duke lënë pas ish partinë në pushtet GERB.

Konservatorët e ish-kryeministrit Boiko Borisov siguruan 22 përqind të votave. E krijuar vetëm disa javë më parë nga dy të diplomuar në Harvard, Kiril Petkov dhe Asen Vasilev, partia fitoi menjëherë mbështetjen për qëndrimin e fortë kundër korrupsionit dhe premtimin për reforma në sektorët kyçe të anëtarit më të varfër të BE-së.

“Ne do të jemi forca kryesore politike. Do të kemi shumicën prej 121 vendesh në Parlament dhe Bullgaria do të ketë një Kabinet të rregullt koalicioni", deklaroi Petkov.  

Mund të duhen ditë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare por nëse fitorja do të konfirmohet, Petkov do të marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re.  Që prej demonstratave masive në verën e vitit 2020 kundër qeverisë Borisov, shumë bullgarë kanë shpresuar për ndryshim. Por zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në prill e më pas në korrik të këtij viti prodhuan rezultat të paqartë, me partitë që dështuan të krijonin një koalicion.

https://a2news.com/2021/06/17/bullgaria-bllok-maqedonise-se-veriut-nuk-ka-permbushur-kushtet-per-tryezen-e-pare-nderqeveritare/

Petkov ka thënë së është i interesuar për negociata transparente koalicioni me partinë e djathtë “Bullgaria demokratike” e cila siguroi 6 përqind të votave dhe partinë populiste të personalitetit televiziv  Slavi Trifonov.

Analistët besojnë se socialistët e PSB mund të jenë partia e 4 e koalicionit. Bullgarët votuan gjithashtu për zgjedhjet presidenciale me Rumen Radev që prihet të shkojë në balotazhin e 21 nëntorit për një mandat të dytë 5-vjeçar në krye të vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë