Bushati, kritika për arrogancën e mazhorancës

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duket se nuk pajtohet me agresivitetin dhe sulmet e mazhorancës ndaj opozitës, pas lënies së mandateve. Në fjalën e tij në Parlament, Bushati u bë zëri i parë në radhët e grupit parlamentar qe kritikoi Ramën për arrogancën ndaj kundërshtarëve politikë.