Bushati: PS kërkon një mandat të tretë, 1,15 mld për tërmetin, një moment prove

I ftuar në studion e “Dita Jonë”, deputeti Ervin Bushati tha se Partia Socialiste do të kërkojë një mandat të tretë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. “Ka rënë koncepti i rotacionit si mekanizëm që punon vetë, apo që politika të jetë e pandëshkueshme nga ligji. Ne kërkojmë një mandat të tretë. Subjektivisht unë them që e meritojmë, por patjetër që do ta kërkojmë. Në vitin 2021 do të shkojmë me të njëjtin ekip, me Kryeministrin Rama”, tha Bushati. “Mendoj që Shqipëria ka shumë për të bërë akoma, por vetëm PS mund t’i bëjë ato. Reformat janë të pakthyeshme dhe ne kemi treguar se kemi vullnetin dhe vizionin për t’i çuar përpara”.