Bushati: Taksa e sheshtë, e suksesshme vetëm në Rusi, Bashës i ka mbetur “tramvaji” në vitin 1993

“Taksa Basha apo taksa e sheshtë është e suksesshme vetëm në Rusi. Taksa e sheshtë ka qenë një filozofi vetëm në vendet postkomuniste, ka qenë moderne në vitet 1993-96. Më vjen keq që i ka ngelur tramvaji Bashës te teoritë e këtyre viteve”.

Kështu u shpreh në A2 Ervin Bushati, kryetar i PS Tiranë teksa komentoi programin ekonomik të Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.