Bushati: Vendimi i Venecias duhet aktualizuar në kontekstin shqiptar

Lajmi për zbardhjen e raportit të plotë të Komisionit të Venecias për zhdekretimin e presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit nuk ka shumë minuta që është zbardhur, dhe deputeti i PS-së Ervin Bushati duket i habitur për reagimet e Presidencës.
“Më duket shumë shpejt për të folur, raporti përfundimtar ka 109 pikë, prandaj më çudit reagimi i presidentit kur ende nuk ka pasur kohën për ta lexuar tërësisht”.
Sipas Bushatit, nga Raporti del gjithsesi se “ është e qartë thyerja e Kushtetutës dhe e kompetencave” duke shtuar se “pastaj rëndësia e këtyre shkeljeve mbetet për t’u vendosur nga Parlamenti”.
Bushati sqaron se Venecia është një pjesë konsultative ndaj një akti që sipas tij “por ka vendosur një dru të shtrembër qe rrezikon te prishë arkitekturën e demokracisë shqiptare”.
Pra vendimi për të do të lexohet nga mazhoranca, “do të futet në pjesën argumentative, por më pas duhet aktualizuar në kontekstin shqiptar”.
Një temë tjetër e nxehtë është çelja e mundshme e negociatave për anëtarësim me bashkimi Europian. Bushati mohon që ka pesimizëm mbi vendimin e 18 tetorit, madje cilëson se ” kemi bërë takime intensive në Gjermani para votës në Bundestag, që deri më tani është i vetmi votim politik mbi këtë çështje. Dyert e Shqipërisë janë hapur me atë votim pozitiv”.
Mbeten kushtet e imponuara nga kancelarja Merkel, që për Bushtin për sforcot e saj pro shqiptare “meriton një vend të rëndësishëm në historinë e vendit tonë”. Sipas tij vetë kushtet janë shumë më shumë se 9, “është një vrapim me pengesa, por sa më pengesa aq më mirë do të jetë për shqiptarët, pjesa më e madhe e tyre ka të bej me drejtësinë”, thotë deputeti.
Ngërçi mbetet Franca, por sipas tij “ për arsyeje që nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë, por me negociatat e përgjithshme midis Parisit dhe Berlinit” , ku vendi jonë është vetëm një nga diskutimet.

Shkarkoni aplikacionin e A2